Është ndërprerë përkohësisht ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Në fund të ndeshjes, tifozët suharekas filluan të gjuanin me gjësende në drejtim të ekipit mysafir, çka shkaktoi edhe ndërprerjen e takimit.
Më pas, tifozët u detyruan të largoheshin nga palestra, në mënyrë që të vazhdojë ndeshja.
Rezultati aktual është 73:81 për Pejën, kur kanë mbetur edhe 1 minutë e katër sekonda lojë.