Hendbolli kosovar e ka marrë një goditje të rëndë sot.
Ish-hendbollisti i njohur kosovar, Valbon Shala ka ndërruar jetë në moshë të re, shkruan “Gazeta Express”.
Lajmin për vdekjen e 40 vjeçarit e ka bërë të ditur ish-klubi i tij, Besa Famgas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Shala kishte fituar shumë trofe me ekipin pejan para se të shpërngulej me familje në Gjermani.
Redaksia e sportit e “Gazetës Express” i shpreh ngushëllime familjes Shala dhe miqve të tij. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...