Ndërron jetë ish-hendbollisti i njohur kosovar - Gazeta Express
string(48) "nderron-jete-ish-hendbollisti-i-njohur-kosovar-2"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/03/2022 20:13

Ndërron jetë ish-hendbollisti i njohur kosovar

Sporte tjera

Gazeta Express

03/03/2022 20:13

Sporti i Kosovës dhe në veçanti hendbolli kanë marrë sot një lajm të kobshëm.

Ish hendbollisti dhe profesori i matematikës, Xhemail Kasumi, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

Kasumi, ishte kryetar i ekipit të parë të hendbollit në Kosovë, “ish-Borcit” tani i njohur si “KH Kastrioti”.

Është shquar për angazhimin e madh dhe luftën sportive të kësaj skuadre gjatë vitit 1975.

Pikërisht në kohën kur udhëhiqej nga Kasumi ky ekip kishte hyrë edhe në Ligën e parë Qendrore të Hendbollit në periudhën e Jugosllavisë.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet me datën 4 mars 2022, e premte në ora 12:00 në varrezat e Dragodanit (Arbëri)

Advertisement
Advertisement
Advertisement