Ndëshkimi interesant me të kuq i Ancelottit, nuk e kapërdiu golin e anuluar nga VAR - Gazeta Express
string(82) "ndeshkimi-interesant-me-te-kuq-i-ancelottit-nuk-e-kaperdiu-golin-e-anuluar-nga-var"

Gazeta Express

01/03/2020 17:15

Ndëshkimi interesant me të kuq i Ancelottit, nuk e kapërdiu golin e anuluar nga VAR

Gazeta Express

01/03/2020 17:15

Carlo Ancelotti s’do të ulet në stolin e Evertonit sfidën e ardhshme, ndoshta do të mungojë më shumë se një ndeshje.

Nw barazimin 1-1 që skuadra e tij e mori në shtëpi, në përballje me Manchester Unitedin, Carlo Ancelotti u ndëshkua direkt me të kuq, dhe atë pas ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Me të përfunduar sfida, Ancelotti hyri në fushë dhe u vërsul drejt gjyqtarëve dhe për një kohë filloi t’i fliste atyre me tonë të lartë.

Ish trajneri i Realit e bëri këtë për shkak se në minutat shtesë VAR ia anuloi një gol për pozitë jashtë loje dhe sipas Carlos, ishte vendim i gabuar.

Gjyqtari kryesor u mundua t’i fliste Ancelottit, por ai vazhdonte me të tijën dhe kështu, e ndëshkoi atë me të kuq. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement