string(57) "ndikimi-ekonomik-dhe-social-i-festivalit-anibar-ne-kosove"

Ndikimi Ekonomik dhe Social i Festivalit Anibar në Kosovë

Arte

Gazeta Express

26/03/2025 15:04

IDRA (IDRA Research & Consulting) ka realizuar një analizë gjithëpërfshirëse mbi ndikimin e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, duke vlerësuar kontributin e tij në ekonominë lokale dhe atë kombëtare përmes të dhënave primare dhe sekondare. Studimi analizon ndikimin e drejtpërdrejtë përmes shpenzimeve të vizitorëve dhe ndikimin e tërthortë përmes efektit multiplikatorit, i cili tregon sesi shpenzimet fillestare gjenerojnë përfitime të zgjeruara në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Gjetjet theksojnë rolin e Anibar si një nxitës i turizmit, punësimit dhe zhvillimit të sektorëve si akomodimi, gastronomia dhe transporti. Në të njëjtën kohë, festivali kontribuon në promovimin ndërkombëtar të Kosovës si destinacion kulturor dhe krijon hapësira për angazhim social dhe përfshirje të të rinjve.

Lexo Edhe:

Anibar, festivali i animacionit që zhvillohet çdo vit në Pejë ka kryer një hulumtim socio-ekonomik në bashkëpunim me IDRA Consulting, për edicionin e 15-të të mbajtur në korrik të vitit 2024, i cili tregon ndikime pozitive në ekonominë lokale duke mbështetur bizneset, turizmin dhe komunitetin e animacionit.

Ky hulumtim u realizua duke kombinuar metoda sasiore dhe kualitative përmes të cilave janë analizuar shpenzimet e konsumit. Hulumtimi përfshin të dhëna të mbledhura nga një anketë me 200 vizitorë dhe të dhëna të siguruara nga Administrata Tatimore e Kosovës. 

Si një festival ndërkombëtar, Anibar sjell së bashku artistë nga shtete të tjera, entuziastë të animacionit dhe synon të bashkon komunitetin më të gjerë të Pejës dukë berë qytetin një vend më tërheqës për vizitorë vendas dhe ndërkombëtar, dhe duke sjell pasurim kulturor për vendin. 

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se vizitorët jo vetëm që kanë shijuar programin e festivalit, por edhe kanë kontribuar drejtpërdrejt në ekonominë e qytetit përmes akomodimit, gastronomisë dhe shërbimeve tjera lokale. 

Për Anibar, ky raport vlen si dëshmi e ndikimit të artit për të nxitur zhvillim të mëtutjeshëm si në animacion, ashtu edhe në ekonominë e Pejës. Ngjarjet artistike përveç se krijojnë një hapësirë për kreativitet dhe bashkëpunim, krijojnë mundësi të reja për bizneset dhe komunitetin.