Ndryshime në ligjin e Udhrit të Mjekut pas skandalit te Onkologjiku, drejtuesit e spitaleve publike jo punë te privati. Mjekët vetëm me leje - Gazeta Express
string(138) "ndryshime-ne-ligjin-e-udhrit-te-mjekut-pas-skandalit-te-onkologjiku-drejtuesit-e-spitaleve-publike-jo-pune-te-privati-mjeket-vetem-me-leje"

Ndryshime në ligjin e Udhrit të Mjekut pas skandalit te Onkologjiku, drejtuesit e spitaleve publike jo punë te privati. Mjekët vetëm me leje

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 18:26

Pas skandalit te Onkologjiku, ku mjekët zhvatnin pacientët me tumor dhe i dërgonin në klinika private, janë bërë disa ndryshime në ligjin e Udhrit të Mjekut.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në mbledhjen e zhvilluar sot me shefat e QSUT ka bërë me dije se ndryshimet lidhen me punën e mjekëve dhe atyre që hapin apo punojnë edhe në klinika private.

Lexo Edhe:

Ajo tha se ndër të tjera do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë.

 Po ashtu tha se mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë klinika private, nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtimi apo niveli. Ministrja tha se dërgimi në klinika private do të dënohet, ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalim të aktivitetit.

 “Individët që njollosin institucionin do të ndalohet të veshin bluzën bardhë gjatë gjithë jetës. Nuk thashë disa nga afatet për masat e shkelura, sepse janë ende në diskutim edhe për disa ditë. Kjo ngjarje e rëndë do përbëjë një mësim të paçmuar për të punuar për shëndetësinë europine 2030“, tha ajo.

 “E para falënderoj prokurorët dhe besoj se shpreh në emër të qytetarëve, e dyta shpreh keqardhjen bluzave të bardhave të përkushtuar e të devotshëm. E kam ndjerë deri në palcë mërzinë dhe plagosjen e rëndë morale për atë neveri. Shumica juaj nuk janë si ata, sistemi ynë nuk është ai. Ka mjekë te Onkologjiku që punojnë me përkushtim dhe nuk e meritojnë njollën që iu vu nga kolegët. Ne duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos patur më hapësirë. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar për ndërhyrje të shpejta në ligjin për urdhrin e mjekut në vend… mjekët që punojnë apo hapin qendra private duhet të marrin konfirmim, do të ndalohet që mjekët të ndjekin të njëjtin pacient edhe në klinika private”, shtoi më tej.