Disa ndërtesa në Bangkok u evakuuan të hënën në mëngjes për shkak të raportimeve për dridhje dhe çarje që shfaqen në ndërtesa, raporton Bangkok Post. Gjithashtu u raportua se në mure u dëgjuan kërcitje, gjë që shkaktoi panik tek banorët e shumtë, si dhe tek punonjësit e qeverisë që jetojnë në ndërtesa të caktuara në qendër të Bangkok.
Evakuimi filloi rreth orës 10:00. Në mesin e të prekurve janë ndërtesat e kompleksit qeveritar në rrugën Chaeng Watthana, Ministria e Punës në distriktin Din Daeng dhe ndërtesat e gjykatave në rrugën Ratchadaphisek.
Njerëzit u evakuuan gjithashtu nga selia e Bankës Shtetërore të Strehimit në rrethin Huai Khwang, Gjykata Penale në Ratchadaphisek dhe Zyra e Sigurimeve Shoqërore në Din Daeng.