string(85) "ne-kerkim-per-tentative-vrasje-ne-bullgari-arrestohet-ne-durres-61-vjecari-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2024 10:42

Në kërkim për tentativë vrasje në Bullgari, arrestohet në Durrës 61-vjeçari nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

22/05/2024 10:42

Një shtetas shqiptar i Kosovës është arrestuar në Portin e Durrësit për llogari të autoriteteve ligjzbatuese bullgare.

61-vjeçari me inicialet Z. H., është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Bullgari për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Lexo Edhe:

Autoritetet shqiptare po vijojnë bashkëpunimin me homologët bullgarë për ekstradimin e këtij shtetasi.

“Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese””, njofton policia.