“Dikush më goditi nga pas në autostradë…”
Në mesin e shtatzënisë së dytë, modeles shqiptare Ardiana Lekaj, iu desh të kalonte një përvojë të hidhur. Sipërmarrësja është përfshirë në një aksident në autostradë dhe këtë lajm të keq ajo ia komunikoi ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
“Dikush më goditi nga pas në autostradë. Kam marrë një goditje të madhe”-tha ajo, duke përshkruar incidentin, ku u përfshinë tre makina. “Mezi arrita të frenoja, por njerëzit pas meje nuk mundën”-thotë ajo.
“Rrahjet e zemrës së foshnjës nuk ishin aq të mira në fillim, ndoshta për shkak të stresit dhe shokut. Kam pasur edhe shumë kontraksione duke qenë se jam në javën e 36-të”-thotë influencuesja.
“Isha shumë e tronditur dhe qava”-thotë bukuroshja nga Kosova që jeton në Zvicër.