Heidi dhe Romeo është romanca e radhës, e cila pritet të zhvillohet më tepër në shtëpinë e Vëllait të Madh.
Mbrëmjen e sotme ata kanë parë në Dhomën e Rrëfimit një klip me momentet e tyre më të bukura gjatë 1 muaji qëndrimi brenda në shtëpi. Teksa po mbrëmjen e sotme Heidi dhe Romeo kanë pranuar publikisht pëlqimin e tyre.
“Ne kemi një pëlqim dhe po njihemi dhe po e marrim shtruar. Jemi të dy njerëz racional dhe kemi dëshirë t’i marrim gjërat me kujdes. “- tha Heidi.
Pjesë nga biseda:
Ledion Liço: A ka diçka që ju pengon për ta eksploruar më tepër raportin?
Heidi: Për mua po Ledion. Unë i marr shumë seriozisht gjërat. Unë kam jetën time në Itali dhe Romeo jeton këtu. Unë nuk dua të luaj me njerëzit.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...