Në prag të LO Parisi 2024, Franca refuzon vizat e 10 gazetarëve rusë dhe bjellorusë - Gazeta Express
string(82) "ne-prag-te-lo-parisi-2024-franca-refuzon-vizat-e-10-gazetareve-ruse-dhe-bjelloruse"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/07/2024 11:05

Në prag të LO Parisi 2024, Franca refuzon vizat e 10 gazetarëve rusë dhe bjellorusë

Sporte tjera

Gazeta Express

22/07/2024 11:05

Kanë mbetur edhe katër ditë drejt fillimit të Lojërave Olimpike, të cilat do të mbahen në Paris të Francës.

E në prag të këtij evenimenti, shteti i Francës ua ka refuzuar vizat rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë, për shkak të shqetësimeve për spiunim.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, për gazetën “Le Journal du Dimanche”.

Të refuzuarit për këtë arsye përfshijnë shtetas rusë dhe bjellorusë, tha ai.

Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave.

Ndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur.

Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Advertisement
Advertisement
Advertisement