Në pritje të Florian Markut, nisin ndeshjet e para në “Air Albania” - Gazeta Express
string(64) "ne-pritje-te-florian-markut-nisin-ndeshjet-e-para-ne-air-albania"

Boks

Gazeta Express

25/08/2022 17:34

Në pritje të Florian Markut, nisin ndeshjet e para në “Air Albania”

Boks

Gazeta Express

25/08/2022 17:34

Ka ardhur momenti të cilin të gjithë e prisnim. Stadiumi “Air Albania” po nis të mbushet ndërsa në ring kanë nisur ndeshjet e para.

Florian Marku me shumë gjasa do të ngjitet rreth orës 21:00, kur përballë do të ketë boksierin Miguel Ramirez.

Një përballje, në të cilin fituesi do të marrë titullin e WBC Silver, shkrun abcnews.al

Kjo është cilësuar si përballja më e rëndësishme në karrierë për Florian Markun, jo vetëm për faktin se po përballet në vendin e tij në një arënë të mbushur e gjitha për të, por edhe sepse do të ngjitej në klasifikim.

Kundërshtari i Markut,  ka më shumë eksperiencë, pasi ka zhvilluar 22 ndeshje, nga të cila vetëm 2 ka humbur dhe një barazim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement