string(135) "ne-seline-e-kfor-it-ne-kosove-zhvillohet-nje-takim-nderfetar-flitet-se-si-feja-mund-te-jete-mjet-ndermjetesimi-e-zgjidhje-e-konflikteve"

Në selinë e KFOR-it në Kosovë zhvillohet një takim ndërfetar, flitet se si feja mund të jetë mjet ndërmjetësimi e zgjidhje e konflikteve

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 16:22

Në kampin Villaggio Italia, selinë e KFOR-it është zhvilluar një takim ndërfetar, ku morën pjesë të gjitha autoritetet fetare më të rëndësishme nga pjesa perëndimore e Kosovës.

KFOR-i njoftoi se komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Francesco Errico në fjalën hapëse theksoi si temë kryesore të takimit rolin e spiritualitetit në promovimin e paqes dhe se si feja mund të jetë mjet ndërmjetësimi dhe zgjidhje e konflikteve.

Lexo Edhe:

“Takimi nxori në pah ndjeshmërinë dhe respektin e KFOR-it ndaj të gjitha besimeve fetare në shoqërinë multietnike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Facebook.