Gazetare: Elena Ukaj
Rrugica të tilla të paasfaltuara mund t’i hasesh në gjithë fshatin.
E sa herë që ato bëhen të pakalueshme, zgjidhjen mundohen ta bëjnë vetë banorët e fshatit Varosh të komunës së Ferizajt.
Edhe vështirësia për qarkullim eshte e përditshme, sidomos gjatë stinës së dimrit.
Ahmet Heta, banor i fshatit Varosh
” Ski ka kalon.. “
Banorë të tjerë thonë se Komuna po i anashkalon.
Skender Heta, banor i fshatit Varosh
Me këto ankesa të qytetarëve pajtohen edhe partia opozitare në Ferizaj, Levizja Vetevendosje.
Amir Rexhepi, asamblist i LVV-së në Ferizaj
” pothuajse ne cdo seance kemi kerku..
Megjithatë përmes një përgjigje me shkrim, nga Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt theksuan se fshati Varosh është një prej fshatrave me më së shumti investime në 6 vitet e fundit.
Duke filluar me projekte jetike si nenkalimet nen hekurudhe duke bere zgjidhjen e vendkalimet te rrezikshme ne hekurudhe. Gjithashtu kete vit kemi filluar projektin per rikonstrumin e rruges kryesore se bashku me trotuarin, dhe me perfundimin e ketyre projekteve fshati Varosh do te pesoje nje ndryshim drastik per te mire. I vetmi projekt i cili shkaku i inflacionit eshte shtyre per vitin e ardhshem eshte projekti i rrugicave dhe nuk është fshat i harruar.
Gjithashtu, nga kjo drejtori thanë se në baze të vlerës buxhetore deri më tani në fshat janë investuar mbi 2 milionë euro. /T7