Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollimit të automjetit të tij, policia ka gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg .
Policia tha se blera përgjithshme e mallit të kontrabanduar vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro.
“Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren përgjatë brezit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Si rrjedhojë e kësaj me datën 29.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën Debelldeh–Binqë (Komuna e Vitisë), njësitet e lartcekura kanë ndaluar një automjet me targa vendore të cilin e drejtonte shtetasi kosovar”, tha policia në një komunikatë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Automjeti dhe mallrat janë dorëzuar në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Gjilan./Express/