Në Zvicër mbahet festivali i filmit “Tri Net Film Fest” - Gazeta Express
string(53) "ne-zvicer-mbahet-festivali-i-filmit-tri-net-film-fest"

TV/Film

Gazeta Express

14/11/2023 22:04

Në Zvicër mbahet festivali i filmit “Tri Net Film Fest”

TV/Film

Gazeta Express

14/11/2023 22:04

Duke filluar nga kjo javë, nga 16 – 18 nëntor, në Spreintenbach të Zvicrës pritet që të mbahet festivali i filmit “Tri Net Film Fest”

Kështu në kuadër të këtij festivali pritet që të shfaqen disa filma të prodhimit kosovar, të metrazhit të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.

Nata e parë në këtë festival fillon me filmin “Rreth” të Jon Saqipit derisa shfaqet edhe filmat “Ekskurzioni” – nga Leotrim Idrizi dhe “Cash in the Streets”  – nga Nik & Uros

Në natën e dytë pritet të shfaqen filmat: “Sofra e varrit” – nga Mirak Zymberaj, “Dhurata e papritur” – nga Merita Cegrani, “Scars” – nga Riccardo Schalcher dhe “Persona Envy” – nga Director Prisselly.

Nata e tretë dhe e fundit të festivalit pritet të jepen “Një Fëmijë” – nga Bekim Guri, “Cadilac dhe manaferra” – nga Suela Bako, “Skenderi” – nga Sabri Pajaziti dhe “Ninullë”- nga Adrian Asllani. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement