Gazetari Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor i Videos për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në agjencinë prestigjioze të lajmeve, Associated Press.
Ky lajm e ka gëzuar edhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në një postim në Facebook shkroi:
“Nebi Qena emërohet zv. Drejtor i Videos për Shtetet e Bashkuara në Associated Press, kosovari i parë në këtë pozitë. Krenar për familje dhe për vendin. BRAVO Beni”.
Gazetari kosovar ka qenë drejtues i redaksisë së lajmeve në AP për shumë vjet.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...