Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se takimi i tij me presidentin amerikan Donald Trump në bazilikën e Shën Pjetrit ishte “simbolik” që ka potencial të bëhet “historik” dhe po ashtu Shtëpia e Bardhë tha më herët se të dy udhëheqësit kishin një “diskutim shumë produktiv”.
“Takim i mirë. Kokë më kokë ne diskutuam shumë”, shkroi Zelensky të shtunën në X, ndërsa Trump tashmë është larguar nga Roma.
“Shresojmë për rezultate për gjithçka që kemi folur. Mbrojtja e jetëve të njerëzve tanë. Armëpushimi i plotë dhe i pakushtëzuar. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër. Takimi shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta. Faleminderit President!”, tha ai.
Good meeting. We discussed a lot one on one. Hoping for results on everything we covered. Protecting lives of our people. Full and unconditional ceasefire. Reliable and lasting peace that will prevent another war from breaking out. Very symbolic meeting that has potential to… pic.twitter.com/q4ZhVXCjw0
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 26, 2025
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se takimi zgjati rreth 15 minuta dhe ishte “shumë produktiv”.
Takimi brenda bazilikës ndodhi pak para se të fillonte funerali i Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit dhe nuk dukej se ishte telegrafuar paraprakisht.
Përpara vizitës së shkurtër të presidentit amerikan në Romë, zyrtarët kishin minimizuar mundësinë që ai do të takohej me Zelenskyn ose ndonjë lider tjetër botëror, duke vënë në dukje kornizën kohore të shkurtuar të udhëtimit dhe qëllimin e tij solemn për t’i dhënë lamtumirën Papës së ndjerë.
Trump fillimisht kishte zgjedhur Arabinë Saudite për ndalesën e tij të parë jashtë vendit të mandatit të tij të ri dhe do të zhvillojë vizitë atje muajin e ardhshëm. Por kur Françesku vdiq, ato plane ndryshuan dhe në vend të kësaj, Trump bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në Europë, një kontinent ndaj të cilit ai është kritikuar shpesh./Express/