string(102) "nente-te-vrare-nga-perplasja-e-vetures-ne-turmen-e-njerezve-ne-kanada-i-dyshuari-i-njohur-per-policine"

Nëntë të vrarë nga përplasja e veturës në turmën e njerëzve në Kanada, i dyshuari “i njohur për Policinë”

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 12:36

Në një përditësim të fundit, Policia e Vancouverit tha se të paktën nëntë persona u vranë pasi një burrë drejtoi një veturë drejt një turme njerëzish në festivalin rrugor të Lapu Lapu në Vancouver të shtunën, raporton The Guardian.

“Deri tani, mund të konfirmojmë se nëntë persona kanë vdekur pasi një burrë kaloi me makinë përmes një turme në Festivalin e Lapu Lapu-së mbrëmë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga ky incident tragjik”, tha policia e Vancouverit.

Lexo Edhe:

I dyshuari ishte “i njohur për policinë në rrethana të caktuara” – tha shefi i përkohshëm i policisë

Shefi i përkohshëm i Policisë, Steve Rai, në një konferencë për shtyp të mbajtur më herët në Vancouver, sipas raportimeve të BBC News tha se ka “disa viktima” dhe “disa të lënduar”.

“Ka ende anëtarë familjesh që duhet të kontaktohen”, tha ai.

I dyshuari 30-vjeçar nga Vancouveri ishte “i njohur për policinë në rrethana të caktuara”, tha ai.