Nesër në orët e para të mëngjesit do të garojë skitari, Albin Tahiri në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ai do të garojë në disiplinën e lëshimit rreth orës 04:00, shkruan Gazeta Express.
Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Të dy skitarët kanë përmbushur normat olimpike në ciklin kualifikues.
Express shkruan se Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit.
Tahiri, 32-vjeçar, ka fituar katër norma olimpike në disiplinat e sllallomit, sllallomit të madh, kombinimit alpin dhe lëshimit.
Kurse, 17-vjeçarja Kiana Kryeziu është kualifikuar në disiplinën e sllallomit të madh.
Kiana është bërë sportistja e parë femër që do ta përfaqësojnë vendin tonë në një Olimpiadë dimërore.
Albin Tahiri do ta bëjë lëshimin e parë më 6 shkurt, kurse një ditë me vonë, Kiana Kryeziu do t’i zhvillon dy gara.
Më 10 shkurt Albini Tahiri garon sërish me dy lëshime, ndërsa më 13 shkurt do të vazhdojë me dy gara tjera. Dy lëshimet e fundit Tahiri do t’i realizojë me 16 shkurt.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...