Nesër do të mbahet turneu i nëntë memorial i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi.
Turneu memorial në shah “Mustafë Ibrahimi” do të mbahet nesër në orën 17:00, dhe organizohet në ambientet e Salla e Shahut e Federatës se Shahut te Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
NLB Banka është sponsoruesi kryesor i Turneut Memorial, për të përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik Mustafë Ibrahimi.
Ky turne tashmë tradicional, do të tubojë shumë shahistë nga Kosova. Sistemi i garave do të jetë: Blic sistem zviceran, 11 xhiro x 3 min+2 sec blic.
Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa dhe premi.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...