Nesër përfundon afati për licencimin e klubeve - Gazeta Express
string(46) "neser-perfundon-afati-per-licencimin-e-klubeve"

Basketboll

Gazeta Express

22/08/2024 13:02

Nesër përfundon afati për licencimin e klubeve

Basketboll

Gazeta Express

22/08/2024 13:02

Nesër në ora 17:00 do të përfundojë afati për licencimin e klubeve të basketbollit.

Çka është licencimi i klubeve?

Kriteret për licencimin e klubeve të basketbollit në Kosovë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë, integritetit, sigurisë dhe stabilitetit financiar të ligës.

Ato janë të dizajnuara për të siguruar që klubet e licencuara të basketbollit në Kosovë të jenë në gjendje të konkurrojnë në një nivel të caktuar, të ruajnë stabilitetin financiar dhe të operojnë në mënyrë të sigurt dhe etike.

ü Sigurimi i standardeve të larta

ü Përmirësimi i nivelit të lojës

ü Siguria dhe mirëqenia e lojtarëve

ü Transparenca dhe llogaridhënia

ü Zhvillimi i të rinjve

ü Integrimi në gara ndërkombëtare

ü Rritja e besimit të publikut dhe sponsorëve

Për herë të parë është paraparë edhe poentimi me anë të së cilit klubet do të vlerësohen dhe në fund edhe do të ketë “shpërblim financiar” për klubet që janë më lartë të ranguara në aspektin e plotësimit dhe implementimit të kritereve.

Kriteret për edicionin 2024-25

Kriteri sportiv

Kriteri financiar

Kriteri ligjor, etik, disiplinor

Kriteri administrativ dhe i personelit

Kriteri infrastrukturor  

Advertisement
Advertisement
Advertisement