string(67) "netanyahu-behet-i-pari-lider-qe-shkon-te-negocioje-tarifat-me-trump"

Netanyahu bëhet i pari lider që shkon të negociojë tarifat me Trump

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 16:11

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në një vizitë zyrtare në Uashington për një takim me Presidentin amerikan Donald Trump, vizita e dytë që nga marrja e detyrës nga Trump në janar.

Takimi pritet të fokusohet në disa çështje kyçe, përfshirë situatën në Gaza, programin bërthamor të Iranit, tarifat tregtare, marrëdhëniet me Turqinë, kthimin e pengjeve izraelite dhe qëndrimin ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

NPR dhe Axios raportojnë se takimi u vendos në mënyrë të papritur, duke befasuar jo vetëm zyrtarët izraelitë por edhe disa përfaqësues të administratës amerikane.

Ky takim e bën Netanyahun liderin e parë të huaj që kërkon rinegocimin e marrëveshjeve tregtare pas vendimit të administratës Trump për të vendosur tarifa globale që kanë tronditur tregjet financiare. Vetëm gjatë javës së kaluar, këto zhvillime kanë shkaktuar humbje me vlerë 5 trilionë dollarë në indeksin S&P, përmes një rënieje rekord të aksioneve.

Pavarësisht përpjekjeve të Izraelit për të parandaluar ndikimin e tarifave, përfshirë heqjen paraprake të detyrimeve për pjesën e mbetur të mallrave amerikane, administrata Trump vijoi me masën e re, duke sjell në vëmendje deficitin tregtar me Izraelin.

Aktualisht, SHBA është partneri më i madh tregtar i Izraelit dhe aleati më i ngushtë strategjik, me 98% të mallrave amerikane që importohen pa taksa në bazë të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë të nënshkruar rreth katër dekada më parë.

Një zyrtar nga Ministria izraelite e Financave ka shprehur shqetësimin se tarifat e reja mund të ndikojnë veçanërisht në sektorët e eksportit të makinerive dhe pajisjeve mjekësore.