Një ekspert i neurokirurgjisë ka ndarë mendimin e tij mbi gjendjen e mundshme të Michael Schumacher, pas një përditësimi të rëndësishëm nga gazetari i RTL, Felix Gorner.
Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas një aksidenti me ski në Alpet Franceze në vitin 2013, vetëm një vit pasi u tërhoq nga Formula 1.
Shtatë herë kampioni i botës në F1 u transportua me helikopter në spital, ku u vendos në një koma të induktuar. Ai doli nga koma në qershor të vitit 2014 dhe menaxheri i tij më pas njoftoi se ai do të kthehej më në fund në shtëpi për një “periudhë të gjatë rehabilitimi”.
Informacionet mbi gjendjen e Schumacher kanë qenë shumë të pakta gjatë viteve, por gazetari gjerman Gorner ka folur më shumë situatën e tij kohët e fundit.
“Situata është shumë e trishtuar,” tha Gorner për The Daily Mail.
“Ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe është plotësisht i varur nga kujdestarët e tij. Nuk mund të shprehet më verbalisht.”
“Aktualisht, janë maksimumi 20 persona që mund t’i afrohen Michael-it,” shtoi ai.
Në muajt e fundit ka pasur më shumë raportime mbi Schumacher, përfshirë pretendimet se ai mori pjesë në dasmën e vajzës së tij në tetor, megjithëse besueshmëria e këtyre lajmeve mbetet e diskutueshme.
Tani, një neurokirurg ka shpjeguar procesin e rikuperimit që zakonisht ndodh tek pacientët me gjendjen e Schumacher-it, ndonëse detajet ndryshojnë nga rasti në rast.
Jussi Posti, kreu i departamentit të neurokirurgjisë dhe dëmtimeve traumatike të trurit në një spital në Finlandë, i tha medias vendase Iltalehti:
“Dyshoj se ka ndodhur ndonjë ndryshim i papritur në këtë fazë.
“Zakonisht, pacientët arrijnë të rikuperojnë aq sa mund të rikuperojnë brenda dy viteve, dhe më pas niveli i rikuperimit mbetet i njëjtë”.
“Në thelb, këta pacientë mund të jenë modele shumë eksperimentale, në rastin më të mirë.”
Ai shtoi gjithashtu:
“Ka efekte të ndryshme pas dëmtimit të trurit. Për shembull, dëmtimi mund ta bëjë pacientin të mos ketë dëshirë të komunikojë me askënd përveç familjes së tij të ngushtë. Mund të jetë gjithashtu rasti që askush tjetër përveç anëtarëve të familjes së afërt nuk mund ta stimulojë atë mjaftueshëm për të komunikuar në një mënyrë kuptimplotë”. /GazetaExpress/