Neville: Le të shpallet Liverpooli kampion, por me një fusnotë - Gazeta Express
string(60) "neville-le-te-shpallet-liverpooli-kampion-por-me-nje-fusnote"

Gazeta Express

20/03/2020 12:55

Neville: Le të shpallet Liverpooli kampion, por me një fusnotë

Gazeta Express

20/03/2020 12:55

Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedi që tani është analist në Sky Sports, Gary Neville, beson se Liverpoolit duhet t’i jepet titulli i kampionit, por me një fusnotë, nëse sezoni aktual i Premierligës anulohet shkaku i koronavirusit.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.

Legjenda e Manchester Unitedit mendon se nëse Premierliga, që dihet se është shtyrë për të paktën deri më 30 prill, e anulon këtë sezon, Liverpooli duhet të shpallet kampion me një fusnotë.

“Unë them jepjani Liverpoolit tiullin e ligës, por me një shenjë fusnote, që mund ta sqarojë se Liverpooli është shpallur kampion, por sezoni ishte anuluar shkaku i koronavirusit”, ka thënë Neville.

“Por, ky do të ishte një skenar fatkeq për botën e futbollit… skenari që të mos përfundohen ndeshjet e këtij sezoni”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement