Neville rrëfen për problemet që ia shkaktonte Rooney: Zënkat me tifozë rivalë - Gazeta Express
string(76) "neville-rrefen-per-problemet-qe-ia-shkaktonte-rooney-zenkat-me-tifoze-rivale"

Gazeta Express

16/04/2020 12:48

Neville rrëfen për problemet që ia shkaktonte Rooney: Zënkat me tifozë rivalë

Gazeta Express

16/04/2020 12:48

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, ka zbuluar se Wayne Rooney ishte lojtari më i vështirë për ta pasur në skuadër kur ishte kapiten, gjatë kohës së tij me Djajtë e Kuq.

Gary Neville e kishte marrë shiritin e kapitenit nga Roy Keane në vitin 2005, para se të arrinte ta fitonte titullin e kampionit dhe katër titujt të Premierligës gjatë gjashtë sezoneve, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet se cili kishte qenë lojtari më i vështirë për ta kontrolluar në Manchester United gjatë kohës sa ishte kapiten i Djajve të Kuq, Neville e zgjodhi shpejt Rooneyn.

“Rooney. Ne duhet ta ruanim atë me një rojë sigurimi gjatë netëve kur dilnim. Unë e merrja këtë përgjegjësi. Më kujtohet që një herë – ai ishte një djalosh brilant dhe e doja shumë – por kur ishte më i ri, ishte më pak i parashikueshëm”, ka thënë Neville.

“E mbaj mend se një natë, atë ishte duke e ruajtur një rojë sigurimi, dhe unë me të vërteta duhej ta caktoja një rojë sigurimi për ta ruajtur atë – unë gjithmonë mendoja se ai ishte cak për njerëzit që i shihnin në rrugë, tifozët kundërshtarë tentonin ta zemëronin atë”.

“Epo, sidoqoftë, një rojë sigurimi ishte në krye të shkallëve e njëri poshtë, ndërsa Rooney po zihej në mes të shkallëve me dikë, pikërisht mes rojëve të sigurimit”.

“Ai ishte lënë vetëm për pesë-gjashtë shkallë dhe menjëherë kishte filluar të zihej. Ai ishte një person sfidues, por ishte djalosh i mrekullueshëm”.

Vetë Rooney më vonë u bë kapiten i Manchester Unitedi mes vitit 2014 dhe 2017, kur kishte fituar titujt e FA Cup, Ligës së Evropës dhe Carabao Cup. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement