Sarabia thotë se Neymari dhe Mbappe janë të lodhur me thashethemet për të ardhmen e tyre
Dyshja e Paris Saint Germain vazhdojnë të lidhen me një largim të mundshëm nga Franca, sidomos gjatë këtij pushimi të detyruar për shkak të koronavirusit.
Ata janë vazhdimisht në ballina të mediave, njëri raportohet se mund të shkojë në Barcelonë e tjetri në Real Madrid.
Sido që të jetë, Pablo Sarabia, shoku i tyre te PSG-ja, ka dashur të shuaj paksa mediat.
“Bëjmë shaka me thashethemet që qarkullojnë… por si Neymar ashtu edhe Mbappe janë të lodhur nga ato”, tha Sarabia.
Ai më pas foli për aventurën te klubi francez.
“Jam shumë i lumtur këtu, pavarësisht garës së fortë në sulm”.
Me 14 gola dhe 8 asiste, Sarabia është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Thomas Tuchel.
“Gjithmonë tentoj të jem i rëndësishëm për ekipin. Tuchel dëshiron nga unë të përdori inteligjencën për të krijuar hapësira në mbrojtjen e rivalëve”. /Gazeta Express/