“Neymar është aktor i mirë” - Gazeta Express
string(25) "neymar-eshte-aktor-i-mire"

Gazeta Express

12/03/2020 23:41

“Neymar është aktor i mirë”

Gazeta Express

12/03/2020 23:41

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, e ka etiketuar yllin e Paris Saint-Germain, Neymar si “një aktor i mirë”, pas duelit me Emre Can, me këtë të fundit që u përjashtua me të kuq.

Dortmundi shkoi në ‘Parc des Princes’ me epërsinë 2-1, por Neymar Junior me një gol dhe Bernat një tjetër, i mjaftuan vendasve që ta eliminojnë ekipin gjerman.

Për disa minuta në pjesën e dytë, Dortmund luaji me një lojtar më pak për shkak se Emre Can u përjashtua me të kuq pas një dueli me Neymarin.

Natyrisht, kjo nuk iu ka pëlqyer gjermanëve.

“Unë mendoj se kartoni i kuq ishte shumë i rëndë”, u tha Zorc gazetarëve. “Emre u ngrit pranë tij dhe të gjithë e dimë se Neymar është një aktor i mirë – ai e tregoi sërish këtë”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement