string(92) "nga-1-shtatori-nis-regjistrimi-i-popullsise-per-here-te-pare-perfshihen-edhe-komunat-veriore"

Nga 1 shtatori nis regjistrimi i popullsisë, për herë të parë përfshihen edhe komunat veriore

Lajme

Gazeta Express

28/04/2023 7:36

Njëherë e shtyu pandemia, e të dytën herë zgjedhjet e 2021-ës.

Por 1 shtatori është data kur për 45 ditë do të nisë regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, proces ky i pari pas 12 vjetësh në Kosovë.

Lexo Edhe:

Evidentimi i të dhënave do bëhet me metoda moderne. Shumë punë janë kryer, teksa më pak kanë mbetur. Veç angazhimit të pesë mijë personave si staf profesional, sfidë tjetër është regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore që do bëhet sefte.

Pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj atje procesi pritet ta ndihmojnë edhe fushatat senzibilizuese.

Për këtë proces, Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 12 milionë euro.