string(98) "ngerci-ne-kuvend-presidentes-i-kerkohet-te-nderhyje-kdi-te-therrase-nje-takim-me-lideret-e-partive"

Ngërçi në Kuvend, Presidentes i kërkohet të ndërhyjë, KDI: Të thërrasë një takim me liderët e partive

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 16:34

Instituti Demokratik i Kosovës, duke parë bllokadën e krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, ka vlerësuar se është koha që presidentja Vjosa Osmani të marrë iniciativë dhe të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar ndonjë zgjidhje të mundshme, shkruan Gazeta Express.

Nga KDI është theksuar se është Kushtetua ajo që e ngarkon presidenten, me detyrën që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve.

Lexo Edhe:

Po ashtu, nga KDI është thënë edhe se, kuvendi i Kosovës ka hyrë në një cikël absurd seancash çdo 48 orë, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret.

Komunikata:

KDI: Presidentja të marrë iniciativë – seancat e Kuvendit, pa marrëveshje politike, janë tanimë të pakuptimta

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka hyrë në një cikël absurd seancash çdo 48 orë, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret. Mungesa e një përpjekjeje serioze për marrëveshje që siguron shumicën dhe përsëritja e kandidaturës së njejtë, e ka kthyer këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk prodhon asgjë.

Rregullorja e Punës së Kuvendit ka vlerë vetëm nëse respektohet në frymën e saj,  të funksionalitetit të Kuvendit. Prandaj, ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë e mos-vullnetit politik, dhe aq më pak për të justifikuar një status-quo të paarsyeshme. Nëse procedurat shndërrohen në arsyetim për bllokadën, atëherë problemi kërkon adresim në nivel politik – jo vetëm teknik.

Në këtë kontekst, KDI beson se është koha që Presidentja e vendit të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme. Kushtetuta e ngarkon atë me detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe në një situatë si kjo – ku institucioni më i lartë përfaqësues është i bllokuar – angazhimi i saj politik dhe institucional është i justifikuar por edhe i domosdoshëm. /GazetaExpress