string(92) "ngercin-ne-kuvendin-e-kosoves-baraliu-vv-e-ka-pergjegjesine-kryesore-qe-ta-beje-hapin-e-pare"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 8:07

Ngërçin në Kuvendin e Kosovës, Baraliu: VV e ka përgjegjësinë kryesore që ta bëjë hapin e parë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 8:07

Analisti politik dhe profesori universitar Mazllum Baraliu ka komentuar ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri, duke theksuar se përgjegjësia kryesore për të lëvizur procesin i bie Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese.

“VV e ka përgjegjësinë kryesore që ta bëjë hapin e parë. Pra, VV duhet të bëjë një marrëveshje politike për votimin e kryetarit që i takon VV-së, dhe VV të i votojë nënkryetarët partive të tjera që u takojnë,” ka deklaruar Baraliu.

Lexo Edhe:

Ai ka kritikuar mënyrën se si po sillen partitë politike në raport me njëra-tjetrën, duke theksuar se mungesa e marrëveshjes dhe qëndrimet e ngurta po e dëmtojnë interesin publik.

“Vetëm kjo marrëveshje do të duhej të ndodhte, dhe jo siç po veprojnë kështu partitë mes vete. Deshën ose jo, me këto inate po e bllokojnë formimin e institucioneve dhe kjo është papërgjegjësi për votuesit e tyre,” ka shtuar ai për FrontOnline.

Sipas Baraliut, zgjidhja është e thjeshtë dhe e mundshme përmes një konsensusi bazik politik për një votim të ndërsjellë.

“Një marrëveshje politike duhet, për një votim. Ajo që shihet se që tri herë nuk po shkon ky kandidat, do të duhej që VV të propozojë ndonjë kandidat tjetër, por kjo nuk mund të imponohet,” ka theksuar ai.

Baraliu ka sugjeruar një kompromis të qartë që, sipas tij, do të mundësonte zhbllokimin institucional. “Do të duhej të kishte zgjidhje që opozita të ia votojë kryetarin e Kuvendit VV-së dhe VV të ia votojë nënkryetarët e Kuvendit,” ka përfunduar ai.