string(75) "ngjarja-e-rende-ne-mallakaster-kunati-i-viktimes-nipi-ishte-perdorues-droge"

Ngjarja e rëndë në Mallakastër, kunati i viktimës: Nipi ishte përdorues droge

Gazeta Express

08/01/2020 10:23

Mitat Saliaj, kunati i viktimës, Drita Saliaj që sapo është kthyer nga Greqia pasi mori vesh lajmin shprehet për mediat, se 16-vjeçari që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren ishte përdorues droge.

Ai thotë se edhe banesa e tij është grabitur dhe dyshon te tre të rinjtë që vranë gruan. Autorët vijon më tej ai, kanë hyrë nga tavani brenda shtëpisë së tij.

Lexo Edhe:

“Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer. Në shtëpi kisha 2-3 mln lekë mall. I kanë marrë të tëra veglat, unë sa erdha nga Greqia. Derën nuk e kanë kapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Edhe ne nuk e vumë re. Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi nuk ka qenë djali i mirë, por edhe të tjerët. Ishte djalë i keq, drogë dhe të gjithë gjërat i ka bërë. Nuk ka qenë i dënuar më parë, të atin e ka brenda” tha ai.

Drita Saliaj u gjet e pajetë dje në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 51-vjeçares, (djali i vëllait), L.Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arrestuar shkuan në banesën e 51-vjeçares për të grabitur.

Gruaja i ka shërbyer edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, siç mëson Shqiptarja.com, por më tej ata e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë një ditë më pas.