string(107) "ngjarje-e-cuditshme-ne-lipjan-e-parkoi-veturen-ne-muajin-shkurt-shkoi-per-ta-marre-ne-prill-por-nuk-e-gjeti"

Ngjarje e çuditshme në Lipjan: E parkoi veturën në muajin shkurt, shkoi për ta marrë në prill por nuk e gjeti

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 8:02

Një ngjarje e çuditshme është raportuar në Lipjan, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e veturës së tij luksoze, një Audi Q7, që kishte parkuar në muajin shkurt, raporton Sinjali.

Raportohet ser pronari i veturës, S.M kishte parkuar automjetin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Konjuh, përballë pompës së derivateve në datat 25 ose 27 shkurt 2025 – edhe pse vetë nuk është i sigurt për datën e saktë të parkimit.

Lexo Edhe:

Sipas tij, më 16 prill 2025, kur kishte shkuar për ta marrë veturën, kishte konstatuar se ajo nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë. Megjithatë, rasti është denoncuar në Polici vetëm më 28 prill, gati dy javë pas zbulimit të zhdukjes.

Vetura e raportuar si e zhdukur është një Audi A7, prodhim i vitit 2018, ngjyrë gri.

Policia e Lipjanit ka hapur rastin si “Vjedhje e veturës” dhe njësitë hetimore janë duke ndërmarrë veprime për të lokalizuar automjetin dhe për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes, e cila për nga mënyra e raportimit dhe vonesa e lajmërimit, konsiderohet e pazakontë.