string(103) "ngjarje-tragjike-ne-liqenin-e-banjes-humbin-jeten-kater-persona-babai-me-dy-djemte-dhe-kusheriri-i-tyre"

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2023 20:56

Ngjarje tragjike në liqenin e Banjës! Humbin jetën katër persona, babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2023 20:56

Një ngjarje e tragjike është shënuar ditën e sotme në Gramsh, ku mësohet se janë mbytur 4 persona në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Policia raporton se në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se një 46-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij përkatësisht, 14 dhe 19 vjeç, si dhe nipi i tij 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Lexo Edhe:

Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express