string(111) "ngrihet-aktakuze-kunder-dy-te-dyshuarve-qe-rrembyen-nje-person-prokuroria-ne-peje-jep-detaje-se-si-ndodhi-rasti"

Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve që rrëmbyen një person, Prokuroria në Pejë jep detaje se si ndodhi rasti

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 15:07

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, ata më 17 dhjetor 2024 e kanë rrëmbyer një person me qëllimin që mos ta lirojnë derisa vëllai i viktimës t’ia kthente borxhin që ia kishte të dyshuarit.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për rreth 3500 euro.

Prokuroria njofton se të dyshuarit i kanë thënë viktimës “tash deri në ora gjashtë babai yt i paguan pare, ose të çojmë në Shalë të Bajgorës dhe e dimë se çfarë bëjmë më ty”.

“Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në bashkëkryerje me datë 17 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 10:00, në rrugën “Zahir Pajziti në Pejë,  nën kanosje për vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetin, marrin vikamën, D.K, me qellim që mos ta lirojnë derisa t’i nxjerrin paratë, gjegjësisht derisa të ju kthej borxhin, vëllai i viktimës K.K, që ua kishte të pandehurve shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro të pandehurit A.K dhe 2000 (dymijë) euro të pandehurit B.S, derisa ditën kritike e urdhërojnë viktimën të futet në veturën e tyre dhe nisen në drejtim të Prishtinës, duke ju drejtuar me fjalët  “tash deri në ora gjashtë babai yt i paguan paret, ose të qojmë në Shalë të Bajgores dhe e dimë se çfarë bëjmë me ty”, mirëpo, viktima D.K arrin që ta njoftoj shokun e tij, të cilit i tregon se është i rrëmbyer dhe pas bashkëpunimit mes policisë së Pejës dhe atyre të Podujevës, të pandehurit arrihen që të lokalizohen në fshatin Lupç të Komunës së Podujevës dhe të arrestohen.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e  cila ju vihet në barrë.”