"Ngritja historike e Kosovës, tash ata janë në prag të debutimit në Botëror", FIFA e lartëson Kosovën - Gazeta Express
string(97) "ngritja-historike-e-kosoves-tash-ata-jane-ne-prag-te-debutimit-ne-boteror-fifa-e-larteson-kosoven"

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 10:34

“Ngritja historike e Kosovës, tash ata janë në prag të debutimit në Botëror”, FIFA e lartëson Kosovën

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 10:34

Kombëtarja shënon progres historik pas rezultateve të shkëlqyera në kualifikimet për Botërorin 2026.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë një hap të madh në skenën ndërkombëtare të futbollit, duke arritur vendin e 84-të në renditjen më të fundit, publikon në rrjetin social Instagram faqja zyrtare e FIFA-s.

Që nga viti 2016, kur Kosova ishte në pozitën e 190-të e deri më sot kur kombëtarja gjindet në pozitën e 84-të, futbolli kosovar ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme dhe ky rezultat pritet të shpërblehet me kualifikim në “playoff-in” e Kupës së Botës ku Kosova është më afër se kurrë.

Ndeshja vendimtare do të luhet më 15 nëntor kundër Sllovenisë.

/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement