Nicolas Cage pritet të bëhet baba i një vajze - Gazeta Express
string(45) "nicolas-cage-pritet-te-behet-baba-i-nje-vajze"

Yjet

Gazeta Express

22/04/2022 19:34

Nicolas Cage pritet të bëhet baba i një vajze

Yjet

Gazeta Express

22/04/2022 19:34

“Është vajzë!”

Nicolas Cage (58) ka treguar se ai do të mirëpret një vajzë me gruan e tij Riko Shibata (27), e që do ta quajnë Lennon Augie sipas të ndjerit John Lennon dhe babait të aktorit.

Cage kështu ka bërë të ditur gjininë e fëmijës së tij me Riko Shibata .

“Do të sjellim në jetë një vajzë të vogël”, ka treguar 58 vjeçari gjatë një intervistë në emisionin “The Kelly Clarkson”, që u transmetua të enjten por që ishte realizuar më 12 prill.

Cage po ashtu tregoi se ai dhe Shibata (27) kanë vendosur që vajza e tyre ta bartë emrin Lennon Augie, në nder të John Lennon dhe babait të ndjerë Cage, August ‘Augie’ Coppola. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement