Fansat e Nicole Scherzinger janë shokuar kur kanë zbuluar moshën reale të këngëtares, e cila më mirë duket tani se sa kur ishte e re. Bukuroshja dhe këngëtarja festoi ditëlindjen dje
Jeta është plot momente interesante për Nicole Scherzinger e cila festoi ditëlindjen dhe fejesën e saj të re brenda një jave.
Krijuesja e hitit “When I Grow Up”, ka postuar disa foto të saj gjatë festës së ditëlindjes derisa ka bërë edhe një memoar me kujtime për ditëlindjen e saj.
“Gëzuar ditëlindjen Nicole e vogël. Ti gjithmonë ke qënë një vajzë e vogël e mirë, me zemër të madhe dhe me ëndrra të mëdha. Tani je rritur dhe jam krenar së si je bërë dhe ende je duke u bërë”, ka shkruar ajo për vetën e saj në një postim në Instagram.
“Edhe një tjetër vit nën diell, edhe një tjetër vit pa u dorëzuar, edhe një tjetër vit ku ti dëgjove rrahjet e zëmrës suaj”, ka vazhduar ajo.
Por, fansat nuk besojnë për moshën e këngëtarës por edhe befasohen se si ajo duket më mirë tani se sa kur ishte shumë e re.
“45? sepse @nicolescherzinger ende duket si një 25 vjeçare! Gëzuar ditëlindjen ta kesh një vit të mbarë”, ka shkruar një komentues. /GazetaExpress/








