string(90) "nikollovski-nuk-pres-qe-taravari-te-bashkepunoje-me-bdi-ne-do-te-bente-vetevrasje-politike"

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2025 22:07

Nikollovski: Nuk pres që Taravari të bashkëpunojë me BDI-në, do të bënte vetëvrasje politike

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2025 22:07

Në lidhje me trazirat në koalicionin shqiptar “Vlen” që është pjesë e Qeverisë dhe informacionet se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, po negocion me BDI-në, nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikolloski thotë se nuk ka paralajmërim zyrtar nga Taravari se do të bëjë koalicion me BDI-në, transmeton emisioni 360 shkallë.

“Ai ka shumë përvojë politike. Unë ndoshta më shumë nga të gjithë që jemi në Qeverinë aktuale e kam kritikuar, por nëse e lëmë këtë mënjanë, fakti është se ai ka përvojë politike dhe nuk mendoj se është deri aq, ose për ta thënë anasjelltas – naiv, sa të hyjë në bashkëpunim me BDI-në. Mendoj se edhe publiku e nënvlerëson pak dhe nuk pres që ai të ndërmarrë një hap ku do të kryente vetëvrasje politike. Do të habitesha nëse ai do të tregonte një naivitet të tillë politik. Kuptohet, nuk e përjashtoj një skenar të tillë, por do të habitesha shumë nëse do të ndodhte”, thotë Nikolloski.

Lexo Edhe:

Sipas tij, përveç bashkëpunimit të mundshëm me BDI-në, nuk ka arsye të tjera pse VMRO-DPMNE ose Kryeministri do të mendonin për ndërprerjen e partneritetit me Taravarin, sepse si ministër ai gëzon besim në mesin e anëtarëve të kabinetit të Kryeministrit Hristijan Mickoski.

Për trazirat në “Vlen”, u bën apel partnerëve në këtë koalicion që të ulen në një tryezë të përbashkët dhe t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet.