string(46) "nis-eurosong-keto-jane-vendet-qe-garojne-sonte"

Nis Eurosong – këto janë vendet që garojnë sonte

Muzike

Gazeta Express

07/05/2024 21:34

Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas fitores së Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

Këtë vit Eurovisioni po mbahet mes frikës së fillimit të trazirave dhe protestave si shenjë revolte ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Lexo Edhe:

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën Titan, megjithatë këngëtarja do të performojë në gjysmëfinalen e dytë që mbahet të enjten më 9 maj.

Në gjysmëfinalen e parë do të garojnë gjithsej 15 vende derisa në finalen e madhe kualifikohen 10 shtete, ju mund ta ndiqni këtu.

Por cilat janë vendet të cilat performojnë sonte? Ja lista.

Qipro;

Serbia;

Lituania;

Irlanda;

Ukraina;

Polonia;

Kroacia;

Islanda;

Sllovenia;

Finlanda;

Moldavia;

Azerbajxhani;

Australia;

Portugalia;

Luksemburgu.