Qendrat e votimit nw Kanada nuk janë mbyllur, por numërimi ka filluar tashmë për fletëvotimet me postë nga kanadezët që votuan nga jashtë vendit, sipas një përditësimi nga Elections Canada.
Ato “fletë votimi speciale” po numërohen në një qendër shpërndarjeje në Ottawa, kryeqytetin e Kanadasë.
Edhe pse po numërohen tani, rezultatet nuk do të publikohen deri pas mbylljes së qendrave të votimit.
Përfaqësuesit e partive po dëshmojnë numërimin, dhe gazetarët janë ftuar gjithashtu të vëzhgojnë, tha Elections Canada, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.