string(95) "nis-protesta-ne-tirane-per-dhunimin-e-11-vjecares-qytetare-dhe-personazhe-te-artit-behen-bashke"

Nis protesta në Tiranë për dhunimin e 11-vjeçares, qytetarë dhe personazhe të artit bëhen bashkë

Shqiperi

Gazeta Express

31/08/2022 19:11

Ka nisur protesta e paralajmëruar në Tiranë, pas ngjarjes së rëndë të raportuar në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona.

Të rinj, fëmijë e shumë figura të njohura i janë bashkuar kësaj proteste.

Lexo Edhe:

Ngjarja e trishtë ndodhi të shtunën e shkuar, ku një e mitur u përdhunua për 7 orë rresht nga 5 persona.

Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë.

Për 11-vjeçaren tmerri nuk përfundoi aty, derisa po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë.

I dyshuari i pestë sot pritet të dal para gjykatës. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.