Ka nisur shitja e biletave për meçin e radhës të Haxhi Krasniqit, i cili do të zhvillohet në Prishtinë.
Boksieri junikas do të përballet me francezin, Nadjib Mohammedi, shkruan Gazeta Express.
Ky meç do të zhvillohet më 5 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Krasniqi ka njoftuar këtë të hënë se tashmë ka nisur shitja e biletave.
Bileta më e lirë është 20 euro, kurse më e shtrenjta 95 euro.
/Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...