Pas vizitës disaditore që pati në Gjermani, kreu i VV-së, Albin Kurti, në ditën e parë të kthimit në Kosovë ka pritur në takim sindikatat që paralajmëruan grevë, shkruan Gazeta Express
T7 raporton se takimi në mes të Kurtit dhe disa anëtarëve të kryesisë së VV-së, me sindikatën e arsimit dhe atë të shëndetësisë tashmë ka nisur dhe po mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes në Prishtinë.
Ky takim me kryeministrin në ardhje, vjen pas paralajmërimeve të grevave nga sindikata e shëndetësisë, ajo e arsimit dhe e policisë në rast se nuk zbatohet Ligji për Paga këtë muaj. /Express/

