string(108) "nje-arsye-shume-e-forte-qe-e-mban-ciftin-bashke-george-clooney-zbulon-sekretin-e-marteses-10-vjecare-me-amal"

“Një arsye shumë e fortë që e mban çiftin bashkë…” – George Clooney zbulon sekretin e martesës 10-vjeçare me Amal!

Yjet

Gazeta Express

24/04/2025 21:43

Debatet janë të zakonshme në çdo martesë, por George Clooney ka bërë një zbulim befasues së fundmi për marrëdhënien e tij 10-vjeçare me bashkëshorten Amal. Aktori 63-vjeçar dhe Amal, 47 vjeç, u martuan në shtator të vitit 2014 dhe në qershor 2017 u bënë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella.

Gjatë një interviste për “The New York Times”, teksa po promovonte debutimin e tij në “Broadway” me shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, Clooney foli për jetën familjare dhe takimin me Amal në vitin 2013.

Lexo Edhe:

“Nuk kisha si qëllim për t’u bërë baba. Por pastaj takova Amal-in dhe u dashuruam. Pas kësaj, gjithçka filloi të ketë kuptim”.

Aktori pranoi se në fillim nuk kishte shpresë se mund të kishte një shans me Amal, për shkak të diferencës në moshë.

“Mendova: ‘Oh Zot!’ Pastaj mendova se nuk kisha shumë shanse, sepse isha 17 vjet më i madh dhe ajo dukej sikur i kishte të gjitha gjërat që i duheshin”.

Gjatë një interviste të fundit në CBS Mornings, Clooney foli më shumë për martesën e tij dhe tregoi se ai dhe Amal nuk janë grindur kurrë.

“Mbaj mend që kemi qenë këtu një herë më parë dhe thamë se nuk kemi pasur asnjëherë një debat,” tha ai, duke iu referuar një interviste të mëparshme. “Ende nuk kemi. Jemi ende duke kërkuar ndonjë arsye për t’u zënë.”

Moderatorja Gayle King shtoi:

Mbaj mend kur the se nuk do të martoheshe kurrë dhe nuk do të bëheshe me fëmijë. Tani je i martuar dhe ke dy fëmijë.

Më pas Clooney me humor tha se:

Shiko çfarë më ndodhi. Ndjehem jashtëzakonisht me fat që takova këtë grua të jashtëzakonshme. Ndihem sikur kam fituar lotarinë. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar se jam njeriu më me fat në botë. Është e mrekullueshme.