string(118) "nje-deshmitar-i-prokurorise-speciale-sparaqitet-ne-rastin-kunder-thacit-e-te-tjereve-shtyhen-te-gjitha-seancat-e-javes"

Një dëshmitar i Prokurorisë Speciale s’paraqitet në rastin kundër Thaçit e të tjerëve, shtyhen të gjitha seancat e javës

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 10:35

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se një dëshmitar i Prokurorisë me numër identifikues W04747 s’ka qenë në gjendje që të paraqitej para Gjykatës në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria Speciale e Hagës ka kërkuar që deklarata me shkrim e këtij dëshmitari të futej si provë në përputhje me Rregullën 155 të Rregullores.

Lexo Edhe:

Procesi gjyqësor më pas ka kaluar në seancë private përpara se të rifillonte me urdhra të veçantë gojor për provat, gjë pas secilës seanca është mbyllur për sot.

Gjithashtu, Dhomat e Specializuara njoftojnë se pjesa tjetër e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe seanca është shtyrë për një njoftim të dytë./Express/