string(119) "nje-dite-pas-certifikimit-te-rezultateve-hargreaves-ne-zyre-te-kurti-zkm-u-diskutuan-edhe-hapat-per-formimin-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 19:26

Një ditë pas certifikimit të rezultateve, Hargreaves në zyrë te Kurti, ZKM: U diskutuan edhe hapat për formimin e qeverisë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 19:26

Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e cila i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e ZKM-së, tregohet se në takim ata kanë folur për hapat drejt formimit të qeverisë.

Lexo Edhe:

Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.

Pos kësaj, ambasadori britanik ka uruar Kurtin edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

Komunikata:

Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.

Ambasadori Hargreaves e uroi Kryeministrin për njohjen nga shteti i Kenias.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë. /GazetaExpress