Mentor Kikia
“Nikolai Machuliak, një fshatar nga Siberia, në vitin 1974 gjeti në një pyll një këlysh ariu polar të braktisur. E mori në shtëpi dhe e rriti për 1 vit. Pas 12 muajsh e liroi.
Në vitin 1976, ai e ritakoi ariun rastësisht po në pyll. Ky është momenti i rrallë që për fat u fiksua edhe në këtë fotografi.
Shikoni reagimin e ariut. Edhe kafsha e njeh mirënjohjen….!”E dini cili është njeriu më i keq?Jo ai që të gënjen, as ai që të vjedh. Eshtë ai që kur ka nevojë, të bëhet leckë, dhe sapo mbaron punë, kthen kurrizin e bën sikur s’të njeh më. Shtylla kurrizore e mban në këmbë fizikisht njeriun, ndërsa mirënjohja është shtylla që mban në këmbë moralin dhe dinjitetin e tij. Unë kujdesem shumë, po shumë, të shënoj me gërma të trasha në tru, emrin e çdo njeriu që më ka ndihmuar dhe më eshtë gjendur pranë kur unë kam patur nevojë. Unë mund të mos jem kurrë i dobishëm për ta, dhe ata mund të mos e dinë që unë se harroj kurrë ndihmën që më kanë dhënë, por unë e ruaj në kujtesë si një gjë të shtrenjtë.