Një rekord interesant u thye sonte në grupin E të Euro 2024 - Gazeta Express
string(59) "nje-rekord-interesant-u-thye-sonte-ne-grupin-e-te-euro-2024"

Një rekord interesant u thye sonte në grupin E të Euro 2024

Futboll

Gazeta Express

26/06/2024 21:18

Në grupin E të Europianit, katër skuadrat e grupit përfunduan fazën me pikë të njëjta, nga katër.

Rumania, Belgjika dhe Sllovakia janë skuadrat që u kualifikuan në 1/8 e finales në Euro 2024, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përkundër që mblodhi plot katër pikë, Ukraina u eliminua si e fundit për shkak të goldallimit.

Për herë të parë në historinë e Kampionatit Evropian të UEFA-s, të katër skuadrat brenda një grupi kanë përfunduar me të njëjtat pikë.

Ukraina është skuadra e parë që përfundon në fund të një grupi duke fituar deri në katër pikë.