Një stuhi e madhe breshëri në Kroaci i shpon çatitë e fasadat e shtëpive, ngordhin kafshët - Gazeta Express
string(89) "nje-stuhi-e-madhe-bresheri-ne-kroaci-i-shpon-catite-e-fasadat-e-shtepive-ngordhin-kafshet"

Një stuhi e madhe breshëri në Kroaci i shpon çatitë e fasadat e shtëpive, ngordhin kafshët

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 15:36

Dëme tepër të mëdha me pasoja fatale për disa kafshë ka shkaktuar një stuhi e fortë mbrëmë e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri në disa pjesë në afërsi të Vukovarit në Kroaci.

Siç raportojnë mediat rajonale, N1 dhe Index, stuhia ka goditur më së shumti komunën e Boshnjacit dhe qytetet Zhupanja dhe Vinkovci.

Lexo Edhe:

Breshëri i ka thyer xhamat e shtëpive dhe i ka shpuar çatitë e fasadat e tyre, përcjell Gazeta Express.

Lindja e Kroacisë u dëmtua më së rëndi, me çatitë dhe fasadat e shtëpive që u shpuan, e me shumë vetura të thyera, serra të shkatërruara e të mbjella të dëmtuara plotësisht.

Disa pamje të bëra nga një dron u publikuan sot, ku shihen çatitë e shkatërruara e vrimat e mëdha në tjegulla.